Lutfi Haziri: Besnik Bislimi bëri thirrje të më vrasin politikisht e fizikisht

Aktuale

Lutfi Haziri: Besnik Bislimi bëri thirrje të më vrasin politikisht e fizikisht

Nga: M.L. Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:36
Lutfi Haziri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit deklaroi se Lutfi Haziri ka bashkëpunuar me Listën serbe për t`i fituar shumicën e votave në Gjilan.

E Haziri, në një emision televiziv i është kundërpërgjigjur akuzave të Bislimit duke thënë se i njëjti me deklaratën për bashkëpunim me Listën serbe, ka bërë thirrje për vrasje politike e fizike të tij.

Nuk është bash e lehtë me ta ba zëvendëskryeministri me gisht që serbët të mbështesin është thirrje me të vra. Nëse zëvendëskryeministri thotë se “Dardan Gashin”(në debat e sipër) po e duan serbët është thirrje me të vra”, shkroi Haziri në Facebook.

Ai tha se në të njëjten mënyrë ishte akuzuar edhe nga anëtarët e PDK-së në garën e parë për zgjedhjet lokale, ndërkohë që sapo kishte dalë nga burgu si i akuzuar për terrorizëm.

“Unë nuk e kam për herë të parë, edhe në garën e parë në Gjilan PDK-ja në të njëjtën mënyrë ma kanë bërë. Kur kam dalë në garën e parë, kanë thënë Luta është i privilegjuar, ndërkohë unë sa pata dalë nga burgu. Hala me trauma e me situata të burgut të luftës, të burgut poltik si i akuzuar për terrorizëm për kryengritje me UÇK-më dhe mundoheshin nga inati të na gjejnë dicka para qytetarëve për të na e bërë me gisht. Tash 20 vjet pas luftës zëvendëskryeministri me bë me gisht është thirrje me të vra politikisht, me të vra fizikisht”, është shprehur Haziri.

Video e plotë me deklaratën e Hazirit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat