Inspektoratet shëndetësore të Kosovës e Shqipërisë zhvillojnë inspektime të përbashkëta

Aktuale

Inspektoratet shëndetësore të Kosovës e Shqipërisë zhvillojnë inspektime të përbashkëta

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një delegacion i Inspektoratit Shëndetësor të Shqipërisë është duke qëndruar për një vizite punë në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit midis inspektorateve të dyja vendeve.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë delegacioni nga ISh i Shqipërisë ka zhvilluar një takim pune në Inspektoratin Shëndetësor të Kosovës.

Ku janë trajtuar sfidat e dy inspektorateve dhe përvojat e inspektimeve dhe monitorimit gjatë COVID-19.

Pos kësaj ISH është takuar edhe me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Arsim Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat