Gazetari Besnik Krasniqi: Ramiz Lladrovci është dëshmitar i Speciales, veprimi i tij mund t’i dëmtojë të akuzuarit

Aktuale

Gazetari Besnik Krasniqi: Ramiz Lladrovci është dëshmitar i Speciales, veprimi i tij mund t’i dëmtojë të akuzuarit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 23:07
Ramiz Lladrovci

Gazetari Besnik Krasniqi ka thënë se deklaratat e Ramiz Lladrovcit mund të bëhen sebep që ish presidenti Hashim Thaçi e të tjerët të mbetën në paraburgim.

Ramiz Lladrovci ditë më parë kishte deklaruar se është telefonuar nga Hashim Thaçi e Rexhep Selimi, gjë që sipas Krasniqit mund të përdoret si alibi nesër dhe të mos aprovohet kërkesa për lirim me kusht të krerëve të UÇK-së.

Ndonëse, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se ai nuk është thirrur si dëshmitarë në Hagë ku po gjykohen katër krerët e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Përderisa Hashim Thaçi e të tjerët po synojnë ta bindin Gjykatën Speciale që t’i lirojë përkohshëm nga paraburgimi, një dëshmitar i Hagës që është kandidat për kryetar komune po thotë që është telefonuar nga Thaçi e Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në paraburgim.

Pra, dy të akuzuar e paskan telefonu dëshmitarin e Hagës.

Këtë mund ta përdor gjykata si alibi nesër, që të mos e aprovojë kërkesën për mbrojtje jashtë grilave të Hagës.

Fundja, ndërkombëtarët na e bënë Specialen në Hagë, pikërisht nën justifikimin se të akuzuarit po i frikësojnë ose po bëjnë pazar me dëshmitarët.

Pra, lajmi për telefonatat që mund t’i sjell vota kandidatit, ka rrezik të bëhet sebep që Thaçi e të tjerët të mbeten në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat