Njihuni me dosjen e Lundrim Beqirit, të arratisur për vrasjen e 26-vjeçarit – tri vjet më parë ishte arrestuar...

Aktuale

Njihuni me dosjen e Lundrim Beqirit, të arratisur për vrasjen e 26-vjeçarit – tri vjet më parë ishte arrestuar...

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:41
Albert Muja

Lundrim Beqiri, i cili ndodhet në arrati nën dyshimin për vrasjen e Albert Mujës në Mitrovicë të shtunën, është i njohur për autoritetet shtetërore.

Tri vjet më parë, në janar të 2018-s, ai ishte prangosur nga Policia e Kosovës në oborrin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Policia e Kosovës kishte arrestuar Beqirin dhe një shoqërues të tij për armëmbajtje pa leje, në afërsi të objektit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Ata kishin shkuar në gjykatë në një ditë kur V.B, vëllai i Lundeim Beqirit, po gjykohej për vrasjen e të riut Valon Sadiku.

Rastin, asokohe e kishte njoftuar Policia e Kosovës.

“Në orët e mesditës së sotme të datës 1 shkurt 2018, Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar dy armë. Arrestimi i të dyshuarve L. B., 18 vjeçar dhe V. A., 21 vjeçar, është bërë në sheshin “Isa Boletini’’ në Mitrovicë, me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar tek dy të dyshuarit në posedim janë gjetur dy armë të llojit pistoletë për të cilat të dyshuarit nuk posedonin leje për armë. Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës”, kishte njoftuar policia.

Dy të arrestuarit, sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, veturën e tyre e kishin parkuar para objektit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku po mbahej gjykimi, dhe gjatë kontrollimit nga pjesëtarët e saj, i ishin gjetur këto dy revole në makinën e tyre.

V.B., vëllai i Lundrim Beqirit, akuzohej se më 17 dhjetor 2016, kishte vrarë në afërsi të gjimnazit “Frang Bardhi” viktimën Valon Sadiku.

Media raportoi sot se Lundrim Beqiri dhe Ardit Zymberi janë dy të arratisurit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen e A.M, 26-vjeç, në Mitrovicë të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat