Dëshmitar kundër Thaçit e Veselit në Hagë? Ajazaj thotë se qytetarët s’i besojnë Lladrovcit për bisedën telefonike me ta

Aktuale

Dëshmitar kundër Thaçit e Veselit në Hagë? Ajazaj thotë se qytetarët s’i besojnë Lladrovcit për bisedën telefonike me ta

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 18:42
Driton Ajazaj

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Demokratët për Drenasin, Driton Ajazaj, po vlerëson se kundërkandidati i tij, Ramiz Lladrovci, ka humbur besimin e qytetarëve në balotazh.

Ajazaj në Info Magazine deklaroi se Lladrovci po gënjen se e ka marrë mbështetjen e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nëpërmjet një bisede telefonike nga Haga, njofton Klankosova.tv.

“Zotëri Lladrovci duke nuhatur humbjen që është duke e pritur më 14 nëntor është duke u orvatur dhe manipuluar”.

”Por, qytetarët nuk i besojnë më. Në asnjë mënyrë nuk besojmë se ka biseduar pasi ata [ish-krerët e UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë] i kanë të kufizuara thirrjet telefonike – askush nuk i beson më Lladrovcit bile javë më parë e demantoi veten për këtë gjë”.

Ajazaj mes tjerash vlerëson se Lladrovci dyshohet të jetë dëshmitar kundër tyre në Hagë.

“Nuk i di raportet e tyre personale por përfolet se ky mund të jetë njëri nga dëshmitarët e tyre dhe për mua është e pakuptimtë që të thirret në biseda telefonike kur i dalin dhjetëra incizime ku ky mund të jetë dëshmitar potencial kundër tyre. Kam dëgjuar se më 19 nëntor 2019 ka qenë në Hagë në cilësinë e dëshmitarit por se çfarë dëshmitari duhet ta tregoj ai vetë. Nuk ka mundësi që të ketë kontakte – është mashtrim publik që po tenton ta bëjë por do të humbet”.

“Ky po e shfrytëzon gjendjen e tyre që padrejtësisht gjenden atje. Duke e ditur që regjioni ynë është i lidhur shumë më ish-krerët e UÇK-së ky [Lladrovci] po e shfrytëzon këtë por që do të humbet”, deklaroi Ajazaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat