“Ishte ditë e martë, si sot, kur e kidnapuan babain tonë”, rrëfen djali i Haki Imerit: Marri për ata që dhanë urdhër dhe e vranë!

Aktuale

“Ishte ditë e martë, si sot, kur e kidnapuan babain tonë”, rrëfen djali i Haki Imerit: Marri për ata që dhanë urdhër dhe e vranë!

Nga: N.Sh. Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 10:23
Haki Imeri

Sot shënon 22 vjetori i vrasjës së veprimtarit të LDK-së, Haki Imerit.

Haki Imeri është kidnapuar rrugës për në shtëpi, pasi kishte mbaruar mësimin me nxënësit e tij.

Për ditën e vrasjes së tij, ka reaguar Kastriot Imeri djali i Hakiut.

Ai tregon se 22 vjet më parë ishte ditë e martë, sikurse sot.

“Atë ditë e vranë mësuesin e gjuhës dhe të leterësisë, përkthyesin e letrave, luftëtarin e lirisë veprimtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës; atë ditë e vranë pishtarin në agun i lirisë!”, shkruan ai.

Ai shkruan në facebook se, sot u bënë 22 vjet nga dita e kombshme, dita e zezë kur vritet Imeri.

Kastrioti thotë se shpresat për ndriçimin e vrsjes së babait të tij i mbajnë të Amerikant dhe aleatët e tjerë që e kanë çliruar Kosovën.

Postimi i plotë:

Atë ditë ishte e martë, si sot, kur u vra mësuesi!

Atë ditë maskat ia prenë rrugën një njeriut që kishte me vete vetëm një fletore dhe një stilolaps për t'i shënuar orët e mësimit!

Sot u bënë 22 vjet nga ajo ditë e kobshme, nga ajo ditë e zezë kur u kindapua rrugës për në shtëpi Haki Imeri, pak çaste pasi e përfundoi orën e mësimit me nxënësit e tij!

Atë ditë e vranë mësuesin e gjuhës dhe të leterësisë, përkthyesin e letrave, luftëtarin e lirisë veprimtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës; atë ditë e vranë pishtarin në agun i lirisë!

Sot nga ajo ditë u bënë 22 vjet duke kërkuar drejtësi në Kosovë!

Por shpresën për ndriçimin e vrasjes të babait  tonë, mësuesit Hak Imeri, e kemi vetëm tek ata, tek ata që e patën çliruar Kosovën: Amerikanët dhe aletatët tjerë...

Lavdi, Lavdi për Haki Imerin!

Marri, marri per ata që dhanë urdhër dhe e vranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat