Koalicioni PDK-AAK-Nisma në Prizren, vjen reagimi i Vetëvendosjes

Aktuale

Koalicioni PDK-AAK-Nisma në Prizren, vjen reagimi i Vetëvendosjes

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 17:47
Shaqir Totaj, Mytaher Haskuka

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se nuk janë befasuar nga koalicioni PDK-AAK-Nisma në Prizren.

Ai tha se bashkimi i tyre ka të bëjë me rikthimin e PAN-it.

Madje, Abrashi tha se qeverisja e tyre e ka për qëllim vetëm zhvatjen.

“Jo assesi. Kjo që ndodhi sot në Prizren për ne është e njohur. Kemi të bëjmë me një rikthim të PAN-it dhe kemi garë me PAN-in, me strukturat e kësaj partie të cilat janë të integruara në interesa klanore dhe grupore. Interesi i tyre nuk është assesi qeverisja por zhvatja dhe ato gjërat që do ta shkatërrojnë qytetin tonë”, ka thënë ai.

Abrashi deklaroi se mbështetja e prizrenasve ndaj këtij koalicioni do të jetë e ulët. Kjo për shkak që siç tha ata kanë lënë shije të keqe në këtë qytet.

“Kur flasim për një marrëveshje që i ka dhënë jetë PAN-it, kujtimet e këqija të këtyre subjekteve politike janë organizuar nga ata prandaj për ajo shije është e njohur në Prizren dhe se kjo gjë ndodhë me kundërshtarët tanë veç se na ka dhënë një motiv shtesë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat