Dardan Molliqaj e quan të rrezikshme qeverinë Kurti, tregon arsyet

Aktuale

Dardan Molliqaj e quan të rrezikshme qeverinë Kurti, tregon arsyet

Nga: P.R Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 19:50
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në facebook e ka quajtur qeverinë Kurti si të rrezikshme dhe antidemokratike.

“Krejt dhe Drejt nuk është demokraci. Qeveria e Kosovës është e rrezikshme dhe thellësisht antidemokratike. Do të ishte kështu edhe po të ftohej në Samitin e Demokracisë. Dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen edhe do të ftohet nga amerikanët. Po pati përputhje agjendash, Kurti do të mbështetet nga ShBA, por kjo nuk do ta bëjë demokrat. Ani pse, mungesa e ftesës duhet pa si simptomë për tu marrur seriozisht”, shkruan Molliqaj në facebook.

Sipas tij, kjo qeveri synon formimin e trupave arbitrare dhe jashtë sistemit prokurorial për të bërë hetime.

“Kritika për mungesë te demokracisë duhet të burojë nga Kosova e të rritet në Kosovë. Janë qytetarët e këtij vendi që do të pësojnë nga Projektligji që ia mundëson Partisë kontrollin mbi Këshillin Prokurorial. Jane këta qytetarë qe do të penalizohen nga modeli bullgar që ka zgedhur Qeveria mbi konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Këta duan të formojnë trupa arbitrare dhe jashtë sistemit prokurorial për të bërë hetime”, thotë Molliqaj në postimin e tij.

“Vlerësimin mbi demokracinë duhet ta vendosin këto çështje. Demokrat je ose nuk je përballë njerëzve të Kosovës. Ka aq shumë çështje që ndërlidhen me demokracinë për të cilat duhet kritikë e angazhim. Për këtë s'ka nevojë të presim licenca nga jashtë. Mjafton t'i shohim nismat ligjore dhe vendimet arbitrare”, përfundon postimin e tij, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat