Vjen një mbështetje e fuqishme për anëtarin e VV-së që u arrestua për dhunim e më pas u lirua

Aktuale

Vjen një mbështetje e fuqishme për anëtarin e VV-së që u arrestua për dhunim e më pas u lirua

Nga: M.L. Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 15:21
Bislim Bislimaj

Kryetari i njërës nga degët e Lëvizjes Vetëvendosjes në Viti, Bislim Bislimaj është arrestuar ditë më parë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunimi”.

Ai dyshohej se kishte dhunuar një të mitur e cila ishte raportuar e zhdukur më 4 nëntor.

Por, atij i ishte ndërprerë ndalimi prej 48 orësh pasi Prokuroria Themelore e Gjilanit nga ekzaminimi gjinekologjik i të miturës ka konstatuar se ajo s’ka qenë e keqtrajtuar seksualisht nga Bislimaj.

Rrjedhimisht, Prokuroria thotë se nuk ka pasur më dyshim të arsyeshëm se zyrtari i LVV-së e ka kryer këtë vepër penale.

E gjithë këtë e ka komentuar Hafir Hoxha, ish komandat i Policisë Ushtarake të UÇK-së, si dhe ish kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë.

Ai ka thënë se Bislimaj nuk e meriton një tentim të degradimit, të ofendimit dhe fyerjes, pasi është është i dinjitetshëm, atdhedashës dhe punëtorë e aktivist i theksuar i çështjes kombëtare.

“Bislim Bislimaj nuk e meriton një tentim të degradimit, të ofendimit dhe fyerjes ndaj tij sikur ndodhi këto dit në Viti. Bislimi është i dinjitetshëm, atdhedashës dhe punëtorë e aktivist i theksuar i çështjes kombëtare. Nuk flas as nuk gjykojë aktivitetin partiak e politik të tij, e mbështes si njeri dhe si aktivist i kauzës kombëtare. Respekt Bislim, publikisht të shprehi mbështetjen time si individ dhe si njeri stabil e me vlerë në komunën e Vitisë . Me respekt HH”, shkroi Hoxha në Facebook.

Bislim Bislimaj përmes një konference të mbajtur për media sot është deklaruar në lidhje me këtë ngjarje.

Për gjithçka ka ndodhur, Bislimaj ka drejtuar gishtin ndaj kryetarit të kësaj komune dhe kandidatit të LDK-së, Sokol Halitit.

“Unë dua të deklarohem për një padi të cilën ma kanë bë në mënyrë të paligjshme, në mënyrë të pa dinjitetshme, në mënyrë të gabuar dhe në mënyrë që të më shkaktojnë degradimin e dinjitetit tim. Monstrumi i quajtur Sokol Haliti duhet të largohet sa më shpejtë prej skenës politike dhe t’i hapet një derë e vetme, jo e burgut por e çmendinës, ku e ka vendin e jo në shoqërinë tonë demokratike. Kjo agjendë është e orkestruar prej Sokol Halitit dhe vartësit të tij Jakup Haxhiu. Kërkojmë prej degëve të LDK’së që të distancohen prej kësaj propagande të paskrupullt”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat