Nuk ndalet Hekuran Murati, sot ekzekutoi këto pagesa për 5 mijë e 740 të punësuar

Aktuale

Nuk ndalet Hekuran Murati, sot ekzekutoi këto pagesa për 5 mijë e 740 të punësuar

Nga: N. Sh. Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:31
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar për pagesat që sot janë ekzekutuar.

Ai përmes një njoftimi në facebook, thotë se, sot janë ekzekutuar pagesat për 5 mijë e 740 të punësuar, sipas masës 1.1, dhe 1.2, në kuadër të Pakos për Ringjalle Ekonomike.

Qeveria e Kosovës po ekzekutohen pagesa për disa kategori të cilat thotë se janë dëmtuar nga pandemia.

Postimi i plotë:

Sot është ekzekutuar pagesa për 5,740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes ekonomike.

Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3x100), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3x50).

Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50% e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3, dhe 10% e pagës për masën 1.2), është ekzekutuar për 1516 biznese në muajin e kaluar për punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat