“Për pushtet nuk kursejnë as tokë e as fytyrë”/ Bregasi ngre alarmin, kjo është arsyeja e frikshme pse të gjithë janë kundër Kurtit

Aktuale

“Për pushtet nuk kursejnë as tokë e as fytyrë”/ Bregasi ngre alarmin, kjo është arsyeja e frikshme pse të gjithë janë kundër Kurtit

Nga: M.L. Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Ish kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe profesoresha universitare, Majlinda Bregasi, vlerëson se zhvillimet e fundit në Bosnje e Hercegovinë janë këmbanë alarmi për Kosovën.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se plani i ndarjes nuk ka vdekur, derisa populli është ai që e paguan faturën.

Ajo që po ndodh në Bosnje është kambanë për Kosovën. Plani për ndarje që u ndal vetëm përkohësisht, nuk ka vdekur. Liderët që e përgatitën na dëshmuan se për pushtet nuk kursejnë as tokë e as fytyrë. Ata mund të kenë halle të tjera, por populli gjithmonë e paguan faturën”, ka shkruar Bergasi në Facebook.

Ai më tutje iu bëri thirrje qytetarëve që të kujtohen përpara se të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Kujtohuni për këtë përpara se të votoni. Kujtoni sa tokë iu fal Malit të Zi e sa tjetër u hodh në treg. Çdo gjë tjetër është lojë politike. Interesa ekonomike dhe meskinitet i frikshëm, të gjithë kundër Kurtit. A ka nevojë me e vizatu?”, shkroi Bregasi në Facebook.

Image
Majlinda Bregasi

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat