Policia e Kosovës në raportin 24 orësh kanë dhënë detaje për vrasjen e të riut dje në Gjilan.
Sipas policisë, është arrestuar edhe një tjetër person nën dyshimin që ka qenë pjesëmarrës në vepër.
Në vendin e ngjarjes, policia thotë se është gjetur sasi e drogës e llojit marihuanë në peshën 10.5 gramë dhe një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Deri më tani për këtë rast janë arrestuar pesë persona.
Raporti i policisë:
VRASJE E RËNDË
Gjilan, 08.11.2021 - 20:40. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 09.11.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qenë pjesëmarrës në vepër, po ashtu dhe i dyshuari i cili ka qenë duke u trajtuar është intervistuar. Ndërsa në vendin e ngjarjes, është gjetur sasi substancës e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 10.5 gram dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, në total të arrestuar për këtë rast janë pesë persona./Bota sot