Fytyra e vërtetë e Serbisë – antifashistët kundër muralit të kriminel Mlladiç - nacionalistët e policia në mbrojtje të tij

Aktuale

Fytyra e vërtetë e Serbisë – antifashistët kundër muralit të kriminel Mlladiç - nacionalistët e policia në mbrojtje të tij

Nga: F.B. Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Mbrëmë në Beograd ka pasur incidente mes protestuesve antifashistë dhe nacionalistëve serb, e zhvilluar tek murali i Ratko Mladiç i gjykuar në Hagë si kriminel lufte, që ditë më parë u “shfaq” në qytet në rrugën “Njegosh”.

Policia ishte e detyruar për të ndërhyrë dhe ndarë protestuesit që ishin në mbështetje të Aida Çoroviç e cila ishte kundër muralit dhe kërkonte heqjen e tij dhe njerëzve që ishin në mbrojtje , ndërkohë që Çorovi u ndalua në polici, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Policia njoftoi se u shpërnda grupi i vogël i qytetarëve për shkak të protestës së paparalajmëruar tek sindikata në qendër të Beogradit, që ishin në mbështetje të Aida Çoroviç të arrestuar se ka hedhur vezë në muralin e Ratko Mladiç.

Më pas atje janë tubuar edhe nacionalistë që dolën në mbrojtje të muralit , që kanë brohorit për Mladiçin, ku ka pasur hedhje të vezëve.

Nga hetimet e deritashme protesta e paralajmëruar qëndron OJQ “Iniciativa e të rinjve për drejta të njeriut”, ndër të tubuarit janë vërejtur drejtues të shoqatës, por edhe shumë gazetar.

Në grupin që kanë sulmuar muralin ishin dr Rade Paniç – nga sindikata e mjekëve edhe farmaceutëve, Partia Demokratike, Marks 21, anëtar të ekipit Prajd të Beogradit, prof. dr Zoran Radovanoviç epidemiolog, anëtar të Kuvendit të Serbisë së Lirë, lëvizjes së qytetarëve, gratë në të zeza, fondi humanitar etj.

Nga kjo protestë pasqyrohet situata reale në Serbi, ku mbrohet e keqja, mbrohet krimineli përkundër vuajtjeve, krimeve edhe vrasjeve që kanë shkaktuar luftërat në territorin e Ish-Jugosllavisë kryesisht edhe kryekëput nga serbët dhe mentaliteti nacionalist i tyre.

Ndërsa Vulin lidhur me këtë ngjarje sipas medieve ka thënë se policia nuk mbron muralin por është si masë parandaluese për të mos ndodhur konfrontime mes palëve në protestë e kundër protestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat