Isa Mustafa thotë se u takua disa herë me Lumir Abdixhikun, këto tema i diskutuan

Aktuale

Isa Mustafa thotë se u takua disa herë me Lumir Abdixhikun, këto tema i diskutuan

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 18:32
Abdixhiku dhe Mustafa

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar se pasardhësi i tij në krye të LDK-së Lumir Abdixhiku është takuar me të disa herë gjatë kësaj kohe, por thotë se s’kanë folur për zgjedhjet lokale.

Ai ka treguar se për çka kanë diskuturuar gjatë këtyre takimeve.

“Jam takuar disa herë me të dhe kemi biseduar për situatën dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon vendi.

Nuk kam dashur ta hap shumë çështjen e LDK-së, sepse megjithatë ai duhet të ketë vizionin dhe orientimin e vet dhe ai është duke bërë ashtu në drejtimin e LDK-së. Sa i përket proceseve globale me të cilat ballafaqohet Kosova kemi biseduar, përfshirë edhe dialogun dhe disa probleme të tjera që sot janë aktuale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat