“Na e ke zbardh fytyrën, Kryeministër!”/ Pozhari publikon foto me Kurtin

Aktuale

“Na e ke zbardh fytyrën, Kryeministër!”/ Pozhari publikon foto me Kurtin

Nga: A.M. Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 16:49
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka thënë disa fjalë të mëdha për kryeministrin Albin Kurti.

Ai në një postim në Facebook publikoi një foto me kryeministrin Kurti, duke thënë se ata janë vetëm dy nga 50% e popullatës që e dinë se Vetëvendosja është shpresa e fundit që ky vend të kthehet për së mbari, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dy shqiptarë që kanë kuptuar se demokracia amerikane është djepi ku përkundet ëndrra që vendi të bëhet shtet i barabartë për të gjithë.

Dy të përbetuar që vendit t'i shërbejnë me nderë, deri në frymën e fundit.

E, ne jemi veç dy nga 50% e popullatës që e dinë se Vetëvendosja është shpresa e fundit që ky vend të kthehet për së mbari.

Na e ke zbardh fytyrën, Kryeministër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat