Milazim Krasniqi: Tashmë është e qartë, ky vend në Serbi po bëhet shesh lufte

Aktuale

Milazim Krasniqi: Tashmë është e qartë, ky vend në Serbi po bëhet shesh lufte

Nga: P.R Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 19:21
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se murali i ngritur në nderim të kriminelit Ratko Mlladiq, po bëhet shesh lufte.

“Nazifashizmi serb po kthehet në vendin e origjinës. Po kthehet për të goditur aty ku ka lindur. Po kthehet në Beograd. Murali i ngritur në nderim të kriminelit Ratko Mlladiq, po bëhet shesh lufte. Regjisori Stevan Filipoviq sonte në protestë ka deklaruar: “Nuk mund të jem qytetar i një vendi që mbron kriminelin e luftës, i cili ka vrarë 8000 njerëz. Njerëzit nuk duan të jetojnë në këtë poshtërim. Murali më i madh për kriminelët e luftës është ky regjim. Ky është mural për vitet nëntëdhjetë.””, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet ta bllokojë integrimin e Serbisë.

“Tashmë është e qartë: Serbia duhet të denazifikohet, që të evropianizohet. Ashtu siç ka ndodhë me Italinë, Gjermaninë, Austrinë, Norvegjinë, etj., pas Luftës së Dytë Botërore. Nëse BE ia don të mirën Serbisë, duhet ta bllokojë integrimin e saj deri sa të denazifikohet. E jo ta fus brenda vetes me virusin e nazifashizmit, të transmetuar nga Millosheviqi e Shesheli te Daçiqi e te Vuçiqi. Pikë. (Shyqyr që Merkelka eci, sepse ajo ishte ithtare e kësaj Serbie nazifashiste.)”, shkruan profesor Milazim Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat