Ministri që erdhi për të votuar menjëherë pas hapjes së qendrës së votimit

Aktuale

Ministri që erdhi për të votuar menjëherë pas hapjes së qendrës së votimit

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 07:24
Liburn Aliu i është drejtuar qendrës së tij të votimit në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i është drejtuar qendrës së tij të votimit në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, pak minuta pas hapjes së qendrave të votimit.

Një ekip po qëndron në njërën ndër qendrat më të mëdha të votimit në Prishtinë, në Fakultetin e Filologjisë.

Kjo qendër është hapur me kohë dhe në të janë të regjistruar mbi 19 mijë votues.

Aty është parë duke hyrë për të votuar edhe ministri Liburn Aliu, por i njëjti nuk është prononcuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat