Fjalët e para të Përparim Ramës, LDK fillon festën në sheshin Zahir Pajaziti

Aktuale

Fjalët e para të Përparim Ramës, LDK fillon festën në sheshin Zahir Pajaziti

Nga: M.L. Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 21:10
Përparim Rama

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK doli fituese e zgjedhjeve në Istog, Fushë Kosovë, Junik dhe Dragash.

Sipas tij, fitorja në Prishtinë është arritje e jashtëzakonshme për LDK-në dhe kryeqytetetin.

“Përparimi do të shërbej si kryetar i të gjithëve”,tha Abdixhiku.

Kurse Përparim Rama tha se kjo votë është përgjegjësi për të.

“Vota jote sot më fuqizon me privilegjin e të qenit kryetar i kryeqytetit të krejt Kosovës. Unë ky lloj kryetari do të jem.

Përgjegjësinë ka me marr më parësore sesa privilegjin”, potencoi ai.

Rama tha se kjo fitore është e qytetarit.

Ai ka falënderuar kryetarin Abdixhiku.

Festa e LDK-së do të vazhdojë në sheshin Zahir Pajaziti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat