Zogaj: Kthejeni Benin ministër të Shëndetësisë se ...

Aktuale

Zogaj: Kthejeni Benin ministër të Shëndetësisë se ...

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:27
Petrit Zogaj

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar pas rezultatit të Vetëvendosjes në Prishtinë.

Zogaj thotë se kjo humbje e Arben Vitisë është një debakël i paparë në 20 vjet në skenën politike.

“Kthejeni Benin ministër të shëndetësisë, sepse pastaj ka me shku me vallëzu në dasma. Debakël i pa parë në më shumë se 20 vjet në skenën politike të Kosovës”, tha Zogaj.

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama 40.658 të votave, që nëse përkthehet në përqindje, i bie 51.07.

Ndërkaq, Arben Vitia mori 38.958 vota, apo 48,93 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat