Të enjten seancë, Konjufca: Lista Serbe me qëllim po e bojkoton mbledhjen

Aktuale

Të enjten seancë, Konjufca: Lista Serbe me qëllim po e bojkoton mbledhjen

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 07:21
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

(E plotësuar 11:37) - Edhe njëherë ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kjo për shkak të mungesës së kuorumit. Megjithatë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në bazë të ligjit që ia mundëson atij të caktoj seancën ka vendosur që Kuvendi i Kosovës të mblidhet të enjten.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se mbledhja e kryesisë po dështon disa herë radhazi dhe se kjo është shqetësuese për funksionimin e Kuvendit të Kosovës.

Konjufca tha se të enjten pritet të caktohet nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së pasi që Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjes kryetar i Komunës së Mitrovicës, ndërsa tha se Lista Serbe po e bojkoton qëllimshëm mbledhjen e kryesisë.

Konjufca: Me vendim të kryetarit të Kuvendit të caktojmë seancën me 18 nëntor në orën 10

“Kjo është fatkeqësisht e disata herë që kryesia e Kuvendit nuk po mund të mblidhet dhe nuk po ka kuorum. Kjo është vërtetë shqetësuese për funksionimin e Kuvendit të Kosovës, megjithatë në institucionet tona dhe kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi nuk mund të bllokohet prej ndonjë trupi të veçantë. Për këtë arsye neni 67 i Kushtetutës së Kosovës ia lejon kryetarit të Kuvendit të thërras seancë dhe të organizojë rendin e ditës[...]Vendosëm që me vendim të kryetarit të Kuvendit të caktojmë seancën me 18 nëntor në orën 10. Pastaj në këtë seancë pritet të caktohet edhe nënkryetari nga PDK pasi që z.Hamza u zgjedh kryetar i Mitrovicës kështu që pritet në seancën e radhës ta kompletojmë kryesinë”, tha Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë.

Kreu i Kuvendit tha se Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm mbledhjen e kryesisë, për çka tha se nuk pranojnë kurrfarë shantazhi.

Konjufca: Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm, nuk pranojmë kurrfarë shantazhi

“Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme kryesinë e Kuvendit të Kosovës, kjo është e papranueshme për ne, ne nuk pranojmë kurrfarë shantazhi në kryesinë e Kuvendit të Kosovës aq më keq që Lista Serbe është duke e bërë shantazhin në mënyrë publike, pa e fshehur dhe bile bile me një strategji të shfaqjes së këtij bojkoti, sepse z.Simiq po vjen këtu po shfaqet, pra nuk është që po mungon nga fillimi. Por, po vjen me na tregu që është, pastaj në momentin që po e sheh që ne bashkë me të po jemi katër, që është kuorumi i mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjes ai po largohet që ne të mbesim tre e të mos mund të funksionojë kryesia e Kuvendit dhe që të mos mund të merr vendime. Kështu na ndodhi në mbledhjen e fundit sapo filluam ne me mbajt mbledhjen e kryesisë dhe ishim katër Sllavko Simiqi sapo e pa që ne jemi në pragun e kuorumit të nevojshëm ai u largua, foli në telefon me dikë dhe u largua nga mbledhja e kryesisë dhe njëra prej mbledhjeve dështojë në këtë mënyrë. Ai këtë e ka bërë edhe sot, ishte më herët dhe u largua. Pra, nëpërmjet kësaj Lista Serbe po donë me tregu njëfarë lloj kushtëzimi për institucionet e Kosovës, por ky kushtëzim nuk pranohet, ky kushtëzim refuzohet”, tha ai.

Sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative për këtë vit, Konjufca tha se janë 62 ligje që janë proceduar në Kuvend nga ana e qeverisë, prej të cilave bëri të ditur se 11 i kanë përfunduar të dy leximet, ndërkaq 37 janë në procedura të shqyrtimit.

Ai tha se përmbushja e agjendës ka mundur të jetë më e mirë, por që tha se këtu ka ndikuar edhe mbajtja e zgjedhjeve lokale.

AAK: Kuvendi është bllokuar

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha sot se Kuvendi tash e sa muaj është i bllokuar dhe jo funksional.

Tahiri tha se kjo nënkupton që shumica parlamentare, koalicioni qeverisës kanë probleme serioze me menaxhimin e përgjegjësive që kanë marr, si në kuvend, po ashtu edhe në qeveri.

“Edhe sot dështoi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit… Në historinë e jetës parlamentare nuk mbahet mend që një shumicë të ketë mbi 61 vota, ndërsa tash pesë mbledhje të Kryesisë të dështojnë dhe para jush të kemi 37 pika të rendit të ditës të cilat duhet të shqyrtohen në Kuvend dhe si rrjedhojë kryetari i Kuvendit të merr vendim të thërret seancë të enjten në ora 10:00”, tha shefi i deputetëve të AAK-së.

Sipas tij, së paku katër ditë duhet të mbajnë seancë për ta zënë hapin e punës.

Ai tha se agjenda legjislative ka qenë ambicioze përderisa ligjet që kanë ardhur në Kuvend janë ligje që realisht nuk hyjnë në procedurë këtë vit.

Tahiri tha se Ligji për paga në sektorin  publik është një ligj shumë i rëndësishëm pasi trajton pagën në një situatë kur tani janë ngritur çmimet dhe ka rritje të shpenzimeve të familjeve.

Ai më tej tha se zgjedhjet lokale kanë ndikuar në funksionimin e Kuvendit dhe duhet një reflektim serioz.

***

Edhe njëherë ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kjo për shkak të mungesës së korumit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se në bazë të kushtetutës i lejohet atij që të caktojë datën e mbajtjes së seancës së Kuvendit dhe se njëjta do të mbahet me datën 18.

“Kjo është fatkeqësisht e disata herë që kryesia e Kuvendit nuk po mund të mblidhet dhe nuk po ka kuorum. Kjo është vërtetë shqetësuese për funksionimin e Republikës së Kuvendit të Kosovës. megjithatë në institucionet tona dhe kushtetuta e ka paraparë që kuvendi nuk mund të bllokohet prej ndonjë trupi të veçantë. Për këtë arsye neni 67 i Kushtetutës së Kosovës ia lejon kryetarit të kuvendit të thërras seancë dhe të organizojë rendin e ditës[...]Vendosëm që me vendim të kryetarit të kuvendit të caktojmë seancën me 18 nëntor në orën 10. Pastaj në këtë seancë pritet të caktohet edhe nënkryetari nga PDK pasi që Hamza u zgjedh kryetar i Mitrovicës kështu që pritet në seancën e radhës ta kompletojmë”, tha Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë.

Konjufca tha se Lista serbe po e bojkoton mbledhjen e kryesisë qëllimshëm.

"Lista serbë është duke e bojkotuar qëllimshëm. Ne nuk pranojmë asnjëlloj shantazhi në kryesi të Kuvendit. Simiq po vjen në Kuvend por kur po e sheh që jemi 4 dhe është kourum i mjaftueshëm po largohet. Këtë e ka bërë edhe sot, nëpërmjet kësaj", tha ai.

Tahiri për dështimin e mbledhjes së Kryesisë: Përgjegjësia bie mbi mazhorancën

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nuk kemi pasur një mbarëvajtje të duhur të agjendës tonë parlamentare tash e një kohë.

“Përgjegjësia bie mbi mazhorancën, në këtë mazhorancë e cila është tregu joefikase në shumë drejtime, edhe në implementimin e agjendës legjislative e në anën tjetër edhe në degradimin e shumë institucioneve tona të pavarura”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se që nga konstituimi i kësaj legjislature nuk kemi arrit me pas një funksionim të mirëfilltë i cili do t’i përgjigjej edhe nevojave të qytetarëve

“Rol të madh në funksionimin e republikës tonë parlamentare ka edhe Qeveria, e cila është njëra nga sponzorizuesit më të mëdhenj të ligjeve që vijnë në Kuvendin e Kosovës. Ata as për së afërmi nuk kanë arrit me implementu agjendën legjislative që e kanë krijuar vetë”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëve të PDK-së, më tej theksoi se kjo mazhorancë ka vazhduar me ritmin e njëjtë që nga konstituimi i saj. 

***

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës edhe njëherë për mungesë kuorumi nuk ka arritur të mbahet, e megjithatë është caktuar seanca plenare e Kuvendit të enjten më datë 18 nëntor, nga ora 10:00.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur këtë seancë, duke qenë se për të disatën herë ka dështuar të mblidhet kryesia.

Gjatë konferencës për medie, Konjufca ka thënë se Kuvendi nuk mund të bllokohet.

“Kjo është  e disata herë që Kryesia e vendit nuk po mund të mblidhet dhe nuk po ka kuorum, mirëpo Kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi i Kosovës nuk mund të bllokohet . Neni 67 i lejon kryetarit të Kuvendit i lejon të thërras seancën”, tha Konjufca.

I pri i Kuvendit theksoi se më nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës që ishin të pranishëm janë pajtuar që ai të thërras seancën.

“Vendosëm ta caktojmë seancën pasnesër me datë 18 nëntor në ora 10:00. Pastaj në këtë seancë pritet të zgjedhet edhe nënkryetari, nga radhët e PDK-së, duke qenë se Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i Mitrovicës”, tha Konjufca. 

***

Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot mbledhje me fillim nga ora 10:00.

Në rend të ditës, në mesin e shumë pikave, është edhe caktimi i një seance të re.

 Rendi i ditës

I.    Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

13. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021: 

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

28. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

 ​V. Përgatitjet për seancë të re plenare:

 1.         Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.         Pyetjet parlamentare,

3.         Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC,

4.         Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-060 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

5.         Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-061 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”,

6.         Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

7.         Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,

8.         Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-033 për Provimin e Jurisprudencës,

9.         Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,

10.     Shqyrtimi i parë i  Projektligjit nr. 08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas,

11.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-053 për Topografitë e Gjysmëpërçuesve,

12.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-055 për Dizajnin industrial,

13.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e konkurrencës,

14.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar,

15.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-058 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-074 për Shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural,

16.     Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-059 për Patentat,

17.     Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,

18.     Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

19.     Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,

20.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

21.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

22.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,

23.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,

24.     Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020,

25.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2020,

26.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,

27.     Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me Raportin e Auditimit për Pasqyratë Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020,

28.     Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

29.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,

30.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,

31.     Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

32.     Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

33.     Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

34.     Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),

35.     Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

36.     Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

37.     Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat