Zyrtare: LDK e fiton edhe një komunë, ia merr PDK-së

Aktuale

Zyrtare: LDK e fiton edhe një komunë, ia merr PDK-së

Nga: P.R Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dal fituese në Komunën e Dragashit pas numërimi të votave të diasporës.

Nga votat e rregullta, Shaban Shabani i PDK mori 5.648 vota, apo 50,21%, ndërsa Bexhet Xheladini nga LDK mori 5.601, apo 49,79%.

E nga numërimi i votave të diasporës, Bexhet Xheladini do të jetë kryetar i Komunës së Dragashit.

Xheladini mori 244 vota, ndërsa Shabani vetëm 54 vota, shkruan “Bota sot”.

LDK del e para me votat e diasporës me 5.845 vota kurse PDK ka marrë gjithsej 5.702 vota.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat