Zyrtarja amerikane tregon pse u ftuan Kosova dhe Serbia në Samitin e Demokracisë

Aktuale

Zyrtarja amerikane tregon pse u ftuan Kosova dhe Serbia në Samitin e Demokracisë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 22:41
Shtëpia e Bardhë

Nënsekretarja amerikane për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, Ezra Zeya, ka thënë se SHBA-së ka zgjeruar listën e vendeve të ftuara në Samitin për Demokraci që do të mirëpritet nga Josep Biden më 9 dhe 10 dhjetor.

Sipas saj ftesat për Kosovën dhe Serbinë janë dërguar si refleksion i dëshirës së Washingtonit që të ketë përfshirje më të gjerë, raporton Tanjug.

“Thirrjet tona shtesë reflektojnë dëshirën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të gjithë të bëhen bashkë, që të mëzojnë dhe të punojnë bashkë me këto qeveri dhe vendet partnere”, është shprehur Zeya.

“Si vend i përkushtuar për ideale demokratike, ne po ashtu duam që të shohim angazhimin demokratik të këtyre vendeve ndër vite të veprimit me synim të rivendosjes së demokracisë globale”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat