Haradinaj- Dimal Bashës: E kisha kry edhe unë shkollën, po është dashtë me ju çliru juve

Aktuale

Haradinaj- Dimal Bashës: E kisha kry edhe unë shkollën, po është dashtë me ju çliru juve

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 16:13
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj  ka vazhduar debatin në seancën e sotëm të Kuvendit për gazin amerikan.

Ai ka thënë se ky projekt është refuzuar nga kryeministri Kurti, për shkak se ky i fundit është antiamerikan.

“U refuzu se kryeministri jonë ka qëndrim anti-amerikan të pastër, dhe nuk besoj që ju e keni krejt këtë mendim”, ka thënë ai.

Haradinaj, ka pasur replika edhe me deputetin e VV-së, Dimal Basha, i cili i ka thënë se njëherë e ka përfunduar shkollën e pastaj ka hy në politikë.

“Aj kolegu mtregojke mu kur e kam kry shkollën, po e kam pas një punë të vogël se e kisha kry edhe unë po është dashtë me ju çliru njëherë”, ka shtuar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat