Naim Miftari ‘godet’ Ramush Haradinajn: Agim Bahtiri nuk i ka vra armiqtë, e as nuk i ka ruajt diskotekat në Zvicër

Aktuale

Naim Miftari ‘godet’ Ramush Haradinajn: Agim Bahtiri nuk i ka vra armiqtë, e as nuk i ka ruajt diskotekat në Zvicër

Nga: N. Sh. Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:10
Ramush Haradinaj dhe Agim Bahtiri

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeminsitrit Ramush Haradinaj.

Miftari këto deklarata i bëri pasi në seancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë ditës së djeshme Haradinaj ëshë tallur me Agim Bahtirin.

Për këtë çështje Miftari shkruan në facebook se, Agmi Bahtiri nuk është eskpert e filozof, por për nga inteligjenca për Haradinajn është doktor shkence, profeso e akademik.

Në këtë reagim Miftari shkruan se, Bahtiri nuk ka vra armiqtë e tij, e as konkrentët në biznes, derisa shton se, ai as nuk është profiter i luftës e as pasluftës.

Reagimi i plotë:

Ahmaki në katrorë brina nuk ka kështu duket!

Ramush, ky Agim Bahtiri nuk është ekspert as filozof, as nuk duket bukur sikurse ju😄 por për nga inteligjenca për ju Ramush ky Agimi është doktor shkence, profesor edhe akademik e Nobelist ,Agim Bahtiri tërë kohën ka punu pa rrogë derisa ju ia rritnit vetit rrogën 100%.

Agim Bahtiri nuk i ka fal Cernagores Qakorrin e Zhlebin dhe 8200 hektarë tokë të Kosovës për një karrig të kryministrit, Agimi Bahtiri nuk i ka ruajt diskotekat në Zvicër, as nuk i ka vra armiqtë e vet, as konkurentët në biznes, plus pasurinë që e ka Agim Bahtiri nuk e ka vjedh as nuk është profiter e hajn i luftës dhe i pas luftës.

Pasurinë nuk e ka si ju nga ‘Zadruga’ e juaj e famshme as nga bizneset e juja me tokat e Brezhnicëve një ditë që na tregojshe përalla në TV.

Ngo shoku, shko bonu analist me Stanishiça e , me do analista të TV Mileves apo të Pandurit ju kish ec mirë muhabeti, pothujse e keni të njëjtën inteligjencë dhe urinë për pushtet e pare e keni të njëjtë, kishnit me pas ardhmëri të mirë në televizion për me ia fut kot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat