"Me këtë ritëm, Serbia e Kosova do të dialogojnë deri në vitin 2068"

Aktuale

"Me këtë ritëm, Serbia e Kosova do të dialogojnë deri në vitin 2068"

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 09:20
Nenad Rashiq

Ka dhjetë vjet që ka filluar, por ende pa rezultat.

Dialogu Kosovë-Serbi nuk po përparon, e “mollë sherri” për këtë stagnim është bërë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Derisa  pala e Kosovës po insiston se s’do të ketë Asociacion një-etnik, ajo serbe po kërkon me ngulm që Asociacioni të formohet me kompetenca eksekutive.

E, dikush procesin e dialogut tanimë po e sheh vetëm si improvizim.

Sipas, kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, që dikur ishte ish-këshilltari politik i kryeministrit, Albin Kurti në Qeverinë “Kurti 1”,  rezultatet e dialogut janë minimale.

“Dialogu në kohën e fundit është vetëm improvizim, nuk ka ndonjë dialog të thellë i mirëfilltë, dialog i cili e ka për detyrë sikur që u dashtë me pas njerëz të terrenit, ose më mirë me thënë integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, përkundrazi e ka vetëm një improvizim dhe vetëm po vazhdon i tillë”, është shprehur Rashiq.

Sipas tij, dialogu deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat.

Ish-këshilltari i Albin Kurtit:  BE-ja, fajtore për zvarritjen e dialogut

Rashiq me ironi thotë se duke parë ecurinë e mbarëvajtjes së tij, dialogu nuk do të përfundojë deri në vitin 2068, dhe për këtë e fajëson Bashkimin Evropian.

“Duke e ditur aftësinë e Bashkimit Evropian në këtë rast burokracinë e saj unë po pres që dialogu të vazhdojë deri në vitin 2068. Por, këtë po e them me ironi”, ka thënë kryetari Rashiq.

Sa i përket marrëveshjes së Asociacionit, sipas tij kjo e fundit është nënshkruar dhe se më nuk mund të refuzohet.

“Nëse e pranoni një ose dy, ose pesë a gjashtë pika të marrëveshjeve që janë nënshkruar kjo do të thotë që duhet t’i pranoni edhe ato pesë pika tjera të cilat janë të nënshkruara, por që nuk u zbatuan. Që do të thotë që konsideroj që marrëveshja nëse është bë dhe marrëveshjet të cilat nënshkruhen nuk prishen në mënyrë automatike në momentin kur vjen ndonjë administratë tjetër”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat