Deputetja e AAK-së publikon pamjet nga lufta, ka një mesazh për veteranët e vërtetë

Aktuale

Deputetja e AAK-së publikon pamjet nga lufta, ka një mesazh për veteranët e vërtetë

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 14:36
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në një postim në Facebook ka publikuar një video e cila ishte realizuar gjatë kohës së luftës.

Ajo shkroi disa fjalë për jetën e veteranit dhe përjetimet e tij gjatë luftës.

“Veterani i vërtetë ka ankthe. Kalon netë pa gjumë. Ecë rrugëve, e mendjen e ka te lufta” duke shtuar se veterani i vërtetë ka ende dhimbje nga plagët e luftës”, deklaroi Kadrijaj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

PO PO TI nuk e din se çka është me qenë veteran.

Veteranit të vërtetë kur bjen shi i kujtohen ditët në frontin e luftës me shi, kur bjen borë i kujtohen netët në istikame, kur është vapë i kujtohen ditët e nxehta në frontet e luftës. Veterani i vërtetë kur e sheh bukën i kujtohen ditët e javët pa bukë në frontet e luftës. Veterani i vërtetë kur dëgjon natën ndonjë krismë i del gjumi menjëherë dhe e kapin ankthet e luftës, i kujtohen granatimet e gjata e netët pa gjumë. Veterani i vërtetë ka ankthe. Kalon netë pa gjumë. Ecë rrugëve, e mendjen e ka te lufta” duke shtuar se veterani i vërtetë ka ende dhimbje nga plagët e luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat