​Për dy ditë vetëm dy persona të vaksinuar në Aeroportin e Prishtinë

Aktuale

​Për dy ditë vetëm dy persona të vaksinuar në Aeroportin e Prishtinë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, që nga dita e djeshme është hapur qendra për mundësimin e vaksinimit për bashkatdhetarë, por që interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është mjaftë i ulët. Sa i përket qytetarëve këtë vaksinim ata e quajnë të detyrueshëm.

Specialistja e mjekësisë familjare, Zyrafete Hoti-Hashani, thotë për KP, se interesimi për vaksinim është i ulët. Sipas saj, nga dje vetëm dy persona janë vaksinuar në aeroport.

Hoti-Hashani: Dy persona janë vaksinuar 

“Sa i përket interesimit është mjaftë i ulët, kjo shihet jo vetëm në Aeroportin e Prishtinës por edhe në gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë. Sa dëgjova dje vetëm 100 doza janë aplikuar, dje kemi pas dy raste në Aeroportin e Prishtinës që janë vaksinuar, derisa sot deri në këtë moment nuk ka pas asnjë. Për shkak që edhe ka pas problem fluturimi për shkak mjegullës mund të ndodhë edhe ajo, por deri në këtë moment nuk kemi pas asnjë rast...sot ne kemi dal këtu në aeroport kryesisht për dozën e parë, ata që kanë qenë të pa-vaksinuar, asnjë dozë që nuk kanë pasur kryesisht ata”, ka thënë për KosovaPress Hoti-Hashani.

Kurse qytetari Ndue Pepaj, thotë se është një mundësi e mirë për ata që nuk janë të vaksinuar por që vaksinimin e quan të detyrueshëm.

Pepaj: Po pres ta marrë vaksinën e tretë

“Për punën e vaksinimit mërgimtarët si vijnë në aeroport ato i kanë çdo të mundshme në Zvicër të vaksinohen, ku pa pagesë çdo gjë i kanë. Por edhe këtu që nuk kanë mundur atje me u vaksinua për shkak se vaksinimi është i detyrueshëm po vjen çdo ditë. Unë jam i vaksinuar dy herë po pres të treten ta marrë”, thotë ai.

Lulzim Hoxha thotë se është lehtësim për të gjithë ata që kanë vullnet të vaksinohen.

Hoxha: Edhe në Evropë mund të vaksinohesh pa termin

“Përderisa shteti vendos rregulla, normalisht kjo është një lehtësim për ata që vijnë nga Gjermania ose Zvicra apo ku do qoftë që janë edhe dëshirojnë të vaksinohen është një lehtësim. Nuk kanë nevojë të bëjnë termine me shku me prit nëpër institucione shëndetësore. Është thjeshtë një lehtësim përndryshe në Evropë e ke ku duash, çdo moment mundesh me u vaksinua, pa termine”, thotë ai.

Përndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat