Edhe një vajzë 27 vjeçare nga Kosova, viktimë e aksidentit tragjik në Bullgari

Aktuale

Edhe një vajzë 27 vjeçare nga Kosova, viktimë e aksidentit tragjik në Bullgari

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 14:46
Pamje nga aksidenti tragjik

Një vajzë me origjinë nga Kosova ka mbetur e vdekur në aksidentin fatal në Bullgari.

Siç bëhet e ditur ajo është S.B (1994), nga Hani i Elezit.

Kujtojmë se 45 persona kanë mbetur të vdekur dhe 7 të plagosur nga aksidenti.

Autobusi me shtetas të Maqedonisë së Veriut (shumica shqiptarë) që po udhëtonte nga Turqia, është rrotulluar në orët e hershme të së martës në autostradë në perëndim të Bullgarisë e më pas është përfshirë nga zjarri.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

“Tragjedi, trishtim, dhimbje dhe lot! I rëndë lajmi për vdekjen aksidentale në Bullgari të 46 të rinjve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat