Flet e mbijetuara e aksidentit tragjik: Kam dëgjuar thirrje të fëmijëve

Aktuale

Flet e mbijetuara e aksidentit tragjik: Kam dëgjuar thirrje të fëmijëve

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 20:11
Medina

Të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari janë edhe një çift të rinjsh.

Bëhet fjalë për Lulëzimin nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës.

Ata tregojnë se kanë qenë në ulësen e parafundit, ku për fat të mirë Lulëzimi ka qenë zgjuar dhe i vetëdijshëm në momentin e aksidentit duke parë çdo gjë me sytë e tij.

““në kam qenë në gjumë, veç kur i kom pa tu bërtit njerëzit. Se di qysh kam dalë jashtë. E kam pa që e kam xhamin përmas të thyem, edhe i kom dhanë zor kom kcy. Tym i zi, si me pas shpërthy bomba, u kanë ora 2 i natës. Kom dëgju thirrma të fëmijëve se ka pas shumë”, tha Medina.

Ai tregon se pasi ka plasur zjarri në autobus, ka arritur të thyej xhamin anësor të autobusit duke arritur në këtë mënyrë të dalë dhe të tërheq me vete edhe të fejuarën e tij, e cila nuk ishte e në gjendje të ecte pasi kishte thyer këmbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat