“Edi Rama ia ka dorëzuar Serbisë primatin për Ballkanin që Vuqiçi e ëndërronte”

Aktuale

“Edi Rama ia ka dorëzuar Serbisë primatin për Ballkanin që Vuqiçi e ëndërronte”

Nga: A.SH Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 12:30
Edita Tahiri

Sot do të të mbahet takimi me vendet e rajonit “Ballkani i hapur” në Beograd, ku marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia.

Për këtë ka reaguar ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, e cfila ka thënë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tashmë ia ka dorëzuar primatin Serbisë lidhur me idenë e Ballkanit të Hapur, që sipas saj presidnetin serb e ëndërronte.

Postimi në Facebook:

Takimi i "Ballkanit të Hapur" do të mbahet përsëri sot dhe përsëri në Beograd. Tashmë Edi Rama ia ka dorëzuar Serbisë primatin në lidhje me Ballkanin të cilën Vuqici e ëndërronte, duke anashkaluar faktin se Serbia sot është faktor destablizues në Ballkan, sidomos ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Kosova dhe Albin Kurti nuk guxojnë ta bëjnë një gabim të tillë. Pa njohjen reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, si çelësi i paqes dhe stabilitetit në rajon, inciativat per bashkëpunime rajonal nuk mund të kenë sukses, përveç që krijojnë hapësirë për protagonizma të liderëve për të mbuluar dështimet e qeverisjeve ne vendet e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat