Paralajmërimi i Talit: Kërcënimi serioz po na troket në derë, qofsha i gabuar!

Aktuale

Paralajmërimi i Talit: Kërcënimi serioz po na troket në derë, qofsha i gabuar!

Nga: A.ZH Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:33
Driton Tali

Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufca, ka thënë se Kosovës po i kanoset përditë e më shumë vala e radhës e pandemisë.

Ai ka thënë se në Kosovë nuk po “lodhen shume me këtë kërcënim serioz”, derisa e gjithë Evropa është nën ethe të mundësisë për mbyllje totale, përcjell Bota sot.

“E gjithë Evropa nën ethet e valës së radhës (katërt) të pandemisë. Gjithandej po diskutohet mundësia e mbylljes totale. E kam përshtypjen se ne nuk jemi fort ka lodhemi me këtë kërcënim serioz që po na troket në derë përditë e më shumë. Qofsha i gabuar”, ka shkruar Tali në një postim në Facebook.

Ndryshe, në Kosovë vazhdon të jetë i ulët numri i rasteve të reja. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një viktimë si pasojë e Covid-19 dhe 6 raste të reja pozitive./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat