Zemaj kërkon masa të reja për parandalimin e valës së re të CoVID-19

Aktuale

Zemaj kërkon masa të reja për parandalimin e valës së re të CoVID-19

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 11:16
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, njëherit ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të marr masa adekuate për të parandaluar valën e re të coronavirusit.

“Sot kur pothuajse i gjithë rajoni është i përshirë me një rritje të numrit të rasteve me COVID, dhe vendet evropiane kanë marrë masa kufizuese për të parandaluar një valë të re, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë duket se po e kalon këtë situatë sikurse Kosova është imune ndaj këtij virusi”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka shtuar se nuk duhet të neglizhohet situata e cila është në rajon dhe Evropë.

“Ftoj urgjentisht që Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të marr masa adekuate konfrom paralajmërimeve të OBSH-së dhe gjendjen në rajon e Evropë. Mos e neglizhoni situatën që të kemi pasoja të pariparueshme.”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat