“Shpërthen” Gani Geci: Isha i vetmi që rezistova kundër kriminelëve të kamufluar në petkun e UÇK-së, tregon urdhrin e Adem Jasharit!

Aktuale

“Shpërthen” Gani Geci: Isha i vetmi që rezistova kundër kriminelëve të kamufluar në petkun e UÇK-së, tregon urdhrin e Adem Jasharit!

Nga: N. Sh. Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:01
Gani Geci

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish deputeti Gani Geci, ka folur për aksionet e para që i ka bërë me urdhër të komandantit legjendar Adem Jasharit, si dhe për grupet e para që janë dërguar në ushtrime ushtarake në Shqipëri.

Geci në një shkrim të gjatë shkruan se këto grupe ishin organizuar nga LDK-ja.

Ai thotë se në ato ushtrime në Shqipëri bashkë me Adem Jasharin kishte shkaur edhe kryetari i Forumit Rinor të LDK-së dega në Skenderaj, Adem Derguti.

Geci në këtë shkrim ka publikuar edhe disa emra që ishin në këto ushtrime, derisa nuk ka lanë pa kritikuar edhe ata që sipas tij e kanë përqafuar ideologjinë e Stalinit.

“Tani këta të kuqët që kanë përqafuar ideologjinë e Stalinit kur iu duhet me sha PDK dhe Hashim Thaçin i marrin videot e mia dhe i shpërndajnë në faqet e tyre, sepse e dinë se isha i vetmi që rezistova 22 vjet kundër kriminelëve të kamufluar në petkun e UÇK-së. Ndërsa kur ju duhet të më njollosin dhe të me shajnë mua i marrin videot e montuara te SHIK -ut dhe të UDB-së dhe i shpërndajnë në faqet me ideologji Staliniste”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Tani kur nga nëntori i vitit 1991 po bëhen 30 vjet që kurë LDK-ja e Ibrahim Rugovës i ka filluar organizimet e para për të shkuar në ushtrime Ushtarake në Shqipëri dua edhe njëherë t’ua sjellë në kujtesë emrat nga Regjioni i Mitrovicës të atyre që kishin shkuar në Ushtrime Ushtarake 30 vjetë ma herët.

Për të argumentuar këtë po ua bëj me dije se ne këto ushtrime bashkë me Adem Jasharin dhe shokët e tij në Shqipëri kishte shkuar edhe kryetari i Forumit Rinor të LDK-së dega në Skenderaj, Adem Derguti.

Vet fakti se Adem Derguti ishte kryetar i Forumit Rinor të LDK-së dega në Skenderaj dhe kishte një post politik jep me kuptua se ushtrimet e para ushtarake i ka organizuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pikrishtë gjashtë muaj ma vonë me datën 07 .07 1992 nga unë Gani Geci anëtari i kryesisë së forumit Rinorë të LDK -së dega në Skenderaj me urdhër të Komandandantit Legjendarë Adem Jashari bashkë me Agim Gecin dhe Xhevahir Gecin kemi  kryer edhe aksionin e parë ushtarak kundër Forcave Serbe.

Ja se çfarë thuhet ne letrën që ma kishte dergua Adem Derguti nga Gjermania në vitin 2000.

Letra;

Këto organizime, si në Shqipëri, Maqedoni dhe Zvicër bëhëshin me përgjegjësi të Imer Berishës dhe vëllezërve të tij, ose lidhjeve që ai i kishte me njerëz të besuar.

Prandaj e ndaj mendimin se Imer Berisha (atëherë banonte në periferi të Zürich-ut), pikërisht në banesen e tij bëheshin organizimet. Aty për herë të parë janë takuar në shtator të vitit 1991, musafirë së bashku, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. Ky takim i “rastësishëm” do të jetë shumë vendimtar që më vonë Adem Jashari të përkushtohet me forcë në realizimin e lirisë së Kosovës deri në fund. Këto gjëra i di më mirë Imer Berisha dhe vëllau i tij Zymeri.

Ndërsa zotëri Salih Çeku, (respekt për zotëri Çekun), do të realizojë hyrjen dhe futjen e armëve në Kosovë, i pari në formën e organizuar.

E tërë ngjarja ndodhë prej 1 ose 2 nëntori të vitit 1991.

Ndërsa nga Skënderaj ishin këta djem:

Adem Jashari,

Adem Derguti (kryetar i Forumit Rinor të LDK dega në Skenderaj)

Murat Jashari,

Sahit Jashari,

Ilaz Kodra,

Fadil Kodra,

Avni Zymeri,

Avni Behrami,

Shaqir (nuk ja di mbiemrin),

Jakup Nura

Nga Mitrovica kanë qenë këta djemë:

Ramadan Begu,

Ilmi Peci,

Lutfi Jonuzi,

Nazmi Bajrami,

Ymer Ymeri,

Zejnullah Voca,

Ejup Murseli,

Shaim Behrami

dhe Beqir (nuk ja di mbiemrin).

A thua ku ishin aso kohe ëkta të kuqët që kanë përqafuar idelogjin Staniste?

Disa prej tyre e mbanin ndonjë pushkë të fshehur në dhe e të lyer me kallamaz, që edhe para 30 viteve mendonin se pushka luftonë vetë dhe disa tjerë shkruanin ca pamflete e ua shtinin njerzve nepër opanga se ne duam Luftë ose ua gjuanin neper Oborre të shtepiave ato Pamflete, pas vrasjes së komandantit Legjndarë Adem Jashari  këta qëndronin ose në Rognerë ose nëpër kafiteritë e Tiranës dhe në Kosovë kanë ardhur me KFOR-in.

Ndërsa tani kerkojē nga disa “Rugovistë GUXIMTAR” që kanë përqafuar majtizmin e Rexhep Qosjes t’i fshijnë shkrimet e tyre nga FB sepse tani shkrimet e tyre janë tersishtë në kundershtim me veten e tyre.

Tani këta të kuqët që kanë përqafuar ideologjinë e Stalinit kur iu duhet me sha PDK dhe Hashim Thaçin i marrin videot e mia dhe i shpërndajnë në faqet e tyre, sepse e dinë se isha i vetmi që rezistova 22 vjet kundër kriminelëve të kamufluar në petkun e UÇK-së.

Ndërsa kur ju duhet të më njollosin dhe të me shajnë mua i marrin videot e montuara te SHIK -ut dhe të UDB-së dhe i shpërndajnë në faqet me ideologji Staliniste.

Ps .

Fatmirësisht Adem Derguti është gjallë dhe shpresoj se ai do të flasë një ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat