Hoxhaj: Shqetësim serioz për Kosovën mos përfshirja e njohjes reciproke në planprogramin e qeverisë së re gjermane

Aktuale

Hoxhaj: Shqetësim serioz për Kosovën mos përfshirja e njohjes reciproke në planprogramin e qeverisë së re gjermane

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 19:41
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka parë shqetësuese mos-përfshirjen e një njohjeje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë së re të Bundestagut.

Hoxhaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka theksuar përfshirjen e çështjes së heqjes së vizave për kosovarët në koalicionin bashkëqeverisës gjerman, si dhe përkrahjen ndaj një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në marrëveshjen e koalicionit gjerman nuk përmendet njohja e ndërsjellë, gjë që është një shqetësim serioz për Kosovën! Për më tepër, nuk thuhet asgjë për marrëveshjen obligative ligjore që duhet të arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila fillimisht ishte propozim gjerman në nivel evropian!”, deklaroi mes tjerash deputeti i PDK-së.

“Çfarë thanë tri parti gjermane (Socialdemokratët, të gjelbrit dhe liberalët) në marrëveshjen e koalicionit qeveritar për Kosovën dhe Ballkanin, është e duhur dhe e pritur”, shtoi tutje Hoxhaj.

Ai ka thënë se ky është shqetësimi i vetëm i tij për qeverinë e re në raport me dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat