Çka thotë Berisha për deklaratat e Kurtit për bashkim kombëtar?

Aktuale

Çka thotë Berisha për deklaratat e Kurtit për bashkim kombëtar?

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 00:05
Zafir Berisha

Anëtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ai do të votonte pro bashkimit kombëtar në një referendum.

Berisha ka thënë se Albin Kurti ka folur shumë gjëra në opozitë sa ishte në opozitë, ndërkohë që tani i ka ndërruar fjalët. Berisha thotë se bashkimi kombëtar është objektiv dhe këtë ua ka lënë amanet fëmijëve.  

“Çështja e bashkimit të Shqipërisë natyrale është objektiv i kahmotshëm dhe nuk vdes kurrë. Në asnjë mënyrë. Amanet ua kam lënë dy djemve të mijë edhe vajzës. Nuk mund të vdes kjo. Ka vdek shqiptaria nëse vdes kjo ide. Sa i përket deklaratës së Albinit, i kam besuar sa ishte në opozitë. E ardhjen në pushtet e kemi parë sa pallavrat i ka folur në opozitë e tash i ka ndërruar fjalët nuk mund t’i besojë as në këtë”, ka thënë ai.

“Nuk dua t’iu bind as juve e as shikuesit. E kam të qartë se kush është Albini. Tash përbën vetëm figurën e një mashtruesi”, përfundoi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat