S’e përmendi emrin e Manastirit të Deçanit në shqip, kritikohet shefi i Zyrës së BE-së

Aktuale

S’e përmendi emrin e Manastirit të Deçanit në shqip, kritikohet shefi i Zyrës së BE-së

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 00:24
Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar Manastirin e Deçanit, nga ku i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën e këtij manastiri.

“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë çelësi për një shoqëri multietnike dhe demokratike.

I bëj thirrje Qeverisë së KS që të zbatojë aktgjykimin e GJK”, ka thënë Szunyog.

Tutje, ai tha se të drejtat pronësore të Manastirit duhet të respektohen.

Në këtë postim, ai ka marrë reagime nga qytetarë të cilët e kritikuan se ai nuk e përmendi emrin e manastirit në gjuhën shqipe por vetëm në atë angleze e serbe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat