Mehaj: Bashkëpunimi vëllazëror Kosovë-Shqipëri sot rikonfirmohet edhe më fuqishëm

Aktuale

Mehaj: Bashkëpunimi vëllazëror Kosovë-Shqipëri sot rikonfirmohet edhe më fuqishëm

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 10:01
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë që bashkëpunimi vëllazëror Kosovë-Shqipëri në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë sot rikonfirmohet edhe më fuqishëm.

Mehaj shkruan se, mbledhja e sotme mes dy qeverive tona, do të jetë një mundësi e re për të rikonfirmuar edhe njëherë synimet tona të përbashkëta në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit tonë vëllazëror në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Postimi i plotë i tij:

Bashkëpunimi vëllazëror Kosovë-Shqipëri në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, sot do të rikonfirmohet edhe më fuqishëm.

Mbledhja e sotme mes dy qeverive tona, do të jetë një mundësi e re për të rikonfirmuar edhe njëherë synimet tona të përbashkëta në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit tonë vëllazëror në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Me vëllain tim, Ministrin Peleshi kemi përcaktuar objektivat strategjik, të zbërthyer në plan konkret të bashkëpunimit konkret ushtarak për interesat tona të përbashkëta, si dhe në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Na priftë e mbara dy qeverive, dy ministrive dhe dy forcave tona drejtë vizionit tonë të përbashkët euroatlantik në aleancë të përhershme me SHBA-në.

Së bashku më të fortë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat