Garancia e Policisë së Kosovës për lirimin e Kadri Veselit, e alarmon avokatin Gazmend Halilaj

Aktuale

Garancia e Policisë së Kosovës për lirimin e Kadri Veselit, e alarmon avokatin Gazmend Halilaj

Nga: N. Sh. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:34
Gazmend Halilaj

Gjatë ditës se sotme është publikuar një version i përgjigjes së Policisë së Kosovës për mbrojtjen e Kadri Veselit, pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata Speciale ndaj Policisë së Kosovës, për të garantuar mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar në Kosovë, thanë se është bërë një kërkesë për lirimin e Veselit dhe për këtë përgjigja e Policisë së Kosovës gjendet në të dhënat publike të KSC-së.

“Përgjigja e Policisë së Kosovës përmendet në të dhënat publike të KSK-së, për shembull në “Versionin e korrigjuar publik të versionit të korrigjuar të parashtresave të mbrojtjes Veseli në shqyrtimin e dytë të kërkesës për rishqyrtim të paraburgimit. Megjithatë, nuk mund të komentojmë më tej për këtë çështje, pasi për momentin nuk është bërë publik asnjë version i përgjigjes së Policisë së Kosovës dhe asnjë vendim i ri i gjyqtarit të procedurës paraprake për shqyrtimin e paraburgimit. Nëse dhe kur çdo informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSC-së pasi të gjitha dosjet publike janë të disponueshme në faqen e internetit të KSC-së”, kanë thanë nga Specialja.

Në lidhje me garancionin e Policisë për garantimin e Kadri Veselit, ka reaguar avokati Gazmend Halilaj.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se, garancionin e Policisë e sheh të gabuar dhe në disproporcion me realitetin.

Ai shkruan se gatishmëria e Policisë për t’i rezistuar urdhrave të peshqve të mëdhenj është nën minimum.

Ai pyet se a ishin këta zyrtar policor, prokuror e gjyqtar të njëjtit që ishin ngrakuar për zbulimin e të gjitha vrasjeve të këtij profili e që nuk arritën të kapin asnjëherë kryesit e vrasjeve.

Reagimi i plotë:

Garancioni i Drejtorit të përgjithshëm të policisë lidhur me mbikqyrjen efektive për z Veseli, e konsideroj të gabuar dhe në disproporcion me realitetin.

Të dashur miq, nuk është kontestuese, që Policia Kosovës në aspektin e kuadrave ka arritr një standart profesionalizmit, por gatishmëria për t’i rezistuar urdhrave të peshqve të mëdhenj, është nën minimum.

Shtrohet pyetja, a ishin këta zyrtar policor, prokuror dhe gjyqtar, të njëjtit të ngarkuar me zbulimin e të gjitha vrasjeve të ketij profili e që nuk arritën të kapin kryesit asnjëherë, madje as dorën e dytë të krimit.

Tutje, a ishin të njëjtit, që edhe përkundër mijëra informatave lidhur në goditjen e korrupsionit të ‘jakes së bardhë’ asnjëherë dora e parë nuk u kap. Shih privatizimin, shpronësimin e tokave, pagesat multimilionëshe mbi çmimin real të autostradës Dr. Rugova, shkatërrimin e Post telekomit, shitjen e apo faljen e Aeroportit, Kekut etj.

Andaj, pavarësisht arritjeve në aspektin profsional të Policisë, sfidë mbetet çështja e Rezistencës së ndikimit të lartë dhe direkt të Klaneve të ndryshme të cilat me sukses ushtrojnë ndikimin e tyre sidomos tek institucionet e drejtësisë dhe sigurisë.

Këto dhe shumë çështje tjera më bëjnë që: arsyshëm të mendoj që, konstatimet e Drejtorit të përgjithshëm të policisë lidhur me këtë çështje janë jo reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat