Ahmeti i tronditur nga tragjedia në Deçan: Jeta e njeriut është e shenjtë

Aktuale

Ahmeti i tronditur nga tragjedia në Deçan: Jeta e njeriut është e shenjtë

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:26
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë dy nxënëse, shoferi i autobusit dhe kondukteri i autobusit nga gjuajtja me armë nga disa personave.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se e dënon në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagosur.

“Plaga e pashëruar rëndohet edhe më shumë nga skenat shokuese nga Gllogjani i Deçanit të Kosovës time. Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu.

E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagoaur.I tronditur thellë, bashkëndjej me familjet e viktimave dhe me çdo qytetarë të Kosovës e të gjithë shqiptarët kudo që jemi në këtë botë të trazuar”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat