Xhaçka për sulmin në Deçan: Ajo dorë kriminale meriton dënimin më të ashpër që parashikon ligji

Aktuale

Xhaçka për sulmin në Deçan: Ajo dorë kriminale meriton dënimin më të ashpër që parashikon ligji

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 23:06
Olta Xhaçka

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave nga ngjarja tragjike në Deçan të Kosovës ku humbën jetën 4 persona.

Me një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se ajo dorë kriminale që shkaktoi këtë tragjedi meriton ndëshkimin më të ashpër.

“Pikëllim e dhimbje për tragjedinë në #Kosovë të shkaktuar nga një dorë kriminale që meriton dënimin më të ashpër që parashikon ligji.

Mendjet e lutjet tona ju shkojnë familjeve të viktimave të pafajshme! U prehshin në paqe”-
shkruan ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat