​Tre të vrarë, nuk dihen motivet e sulmit makabër në Gllogjan

Aktuale

​Tre të vrarë, nuk dihen motivet e sulmit makabër në Gllogjan

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

I gjithë vendi u trondit nga ngjarja tragjike që ndodhi pas një sulmi ndaj një autobusi që po qarkullonte nga Gjakova për në Gllogjan. Në autobusin u vranë tre persona, nga tetë sa ishin gjithsej. Plagëve të marra nuk mund t’i mbijetonin dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Po ashtu është edhe një nxënës i plagosur i cili tashmë i është i nënshtrua një intervenimi kirurgjik. E motivet e vrasjes ende nuk dihen, madje ende nuk dihet autori i vrasjes makabër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë gjitha njësitet relevante. 

Zëdhënësi i Pocliisë së Kosovës, për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi për medie tha se policia është në kërkim të të dyshuarve. 

Gashi: Në autobusin që qarkullonte nga Gjakova për në Gllogjan ishin tetë persona, tre u vranë 

“Tetë persona kanë qenë., autobusi ka qarkulluar nga Gjakova në Deçan dhe Gllogjan, një numër i nxënësve janë ndaluar nëpër fshatra terja, e aty kanë mbetur tetë persona. për momentin ende nuk dihet, në vend të ngjarjes kanë dalë gjitha njësitet relevante dhe prokurori i shteti, policia është në kërkim të të dyshuarve. Një person i cili është në spital rajonal sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi. 

Blerim Isufaj kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se ende nuk dihen motivet e vrasjes.

Isufaj: Nuk dihet motivi i vrasjes në Gllogjan 

“Deri më tani janë tri viktima. Është shoferi i një autobusi dhe dy nxënës, një është i plagosur ka pista të ndryshme të hetimit për momentin nuk kemi motiv të caktuar dhe nuk kemi më shumë informata që mund të ndajmë për ju. Jemi duke punuar. Nuk mund të them për numrin e personave të dyshuar, jemi duke punuar në drejtim të identifikimit në drejtim të këtij akti tepër tragjik”, tha Isufaj. 

Kryetari i komunës së Deçanit, Bahskim Ramosaj tha se ky është një sulm makabër i pa përjetuar viteve të fundit, 

Ramosaj: Rasti ku mbetën të vrarë tre persona është një makabër 

“Ka qenë rasti më makabër dhe tragjik që kemi përjetuar në këto vitet e fundit , dhe është një rast i papranueshëm që ne dënojmë dhe ftojmë organet e rendit që me zbardh në tërësi këtë që ka ndodhur sepse një autobus që transporton nxënës dhe me gjuaj në një vend dhe dy fëmijë të Gllogjanit një vajzë dhe djalë kanë gjet vdekjen e ku familjet i presin të kthehen nga shkolla e tani me pas një zi në këtë fshat. Shpresoj që këto raste të mos përsëriten kurrë e askund të botë[..] uroj të mos jetë ndonjë sulm terrorist dhe uroj që këto raste të mos përsëriten kurrë. Është situatë e paqartë edhe për organet e rendit deri ta bëjnë ekspertizën e duhur për të zbardhur rastin”, tha Ramosaj. 

Për vrasjen tragjike kanë reaguar edhe krerët e shtetit duke kërkuar që sa më parë të zbardhet rasti dhe kriminelët të dalin para drejtësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat