Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin në Gllogjan

Aktuale

Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin në Gllogjan

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:52
Ilustrim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar sulmin tragjik që ndodhi mbrëmë në Gllogjan të komunës së Deçanit ku u vranë tre persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Nëpërmjet një reagimi thuhet se Bashkimi Evropian në Kosovë shpreson që keqbërësi të sillet para drejtësisë teksa mendimet dhe lutjet janë me viktimat dhe familjet e tyre.

“Të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga sulmi i neveritshëm drejt autobusit të nxënësve. Bashkimi Evropian në Kosovë shpreson se keqbërësi do të sillet shpejt para drejtësisë.

Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne urojmë shërim të shpejt për të plagosurin”, thuhet në reagimin e tyre në Twitter

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat