Publikohet fotografia e nxënësve të vrarë që e kishin shkrepur pak para se të vriteshin

Aktuale

Publikohet fotografia e nxënësve të vrarë që e kishin shkrepur pak para se të vriteshin

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 21:12
Autobusi në Gllogjan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku një person me maskë sulmoi një autobus me nxënës.

Të vrarë mbetën tre persona, shoferi dhe dy nxënës – Genta Mustafa dhe Ledion Hamzaj.

Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

Image

Përveç tre të vrarëve, edhe një person tjetër është i plagosur, jashtë rrezikut për jetë.

24 orë pas krimit të bërë, Policia e Kosovës ende nuk ka të arrestuar. Por, policia njoftoi se ka pista të hetimeve dhe njëkohësisht kanë deklaruar se kjo vrasje mund të përfshijë potencialisht më shumë se dy persona.

E ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i ka bërë ultimatum vrasësit të dorëzohet në polici. Gjithashtu ka kërkuar ndihmë nga kushdo që ka sado informacion të vlefshëm për të zbardhur rastin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat