Osmani e Kurti bëjnë homazhe tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova

Aktuale

Osmani e Kurti bëjnë homazhe tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 09:32
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti

(E plotësuar 11:17) - Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Këto homazhe ata i bënë me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit.

Ndryshe, Osmani e Kurti kanë bërë homazhe edhe në Prekaz si dhe edhe tek shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë.

Albin Kurti e Vjosa Osmani homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Kryeministrin e vendit Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeverisës, kanë bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin e Prishtinës.

Image
Albin Kurti e Vjosa Osmani homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

Osmani nga Prekazi: Një e ardhme e ndritur e pret Kosovën dhe Shqipërinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot me rastin e festës së 28 nëntorit ka bërë vizitë në  Kompleksin Memorial në Prekaz.

Ajo tha se e filloi ditën nga aty për të nderuar sakrifikën e familjes Jashari.

“Sot e filluam ditën tek komandati legjendar Adem Jashari dhe familja e tij për të nderuar sakrifikën. 28 nëntorit përpos simbolikës së pavarësisë është edhe datë kur ka lindur komandanti legjendar, kur ka dal UÇK-ja për herë të parë në skenë”, tha Osmani.

Tutje, ajo uroi këtë festë duke shpresuar në një të ardhme të ndritur për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Dua që sot t’i uroj të gjithë shqiptarët për këtë ditë, duke shpresuar që një e ardhme e ndritur e pret edhe Republikën e Shqipërisë edhe Republikën e Kosovës”, u shpreh Osmani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat