Supremja pezulloi lejen ujore për hidrocentralin Brezovica, GLPS: Është fitore për qytetarët e Shtërpcës

Aktuale

Supremja pezulloi lejen ujore për hidrocentralin Brezovica, GLPS: Është fitore për qytetarët e Shtërpcës

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 11:53
Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se Gjykata Supreme e Kosovës e ka rikthyer masën pezulluese mbi punën e Hidrocentralit në Brezovicë, duke e prishur aktvendimin e Gjykatës së Apelit.

Ku thuhej pa asnjë bazë ndër të tjera që ndalja e punës se hidrocentralit ishte kundër interesit publik.

Në një konferencë për media, GLPS ka bërë të ditur se gjykata ka konstatuar se nuk mund të aprovohet si i drejt dhe ligjor qëndrimi juridik i Gjykatës së Apelit.

Arbër Fetahu nga GLPS ka thënë se aktgjykimi i Supremes është fitore shumë e madhe për qytetarët e Shtërpcës, meqë me pezullimin e lejes ujore për hidrocentralin Brezovica, kompania ndërtuese nuk mund të aplikojë për leje mjedisore, lëshimi i së cilës është parakusht për të operuar hidrocentrali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat