Sulmi në Deçan/ Gazetarja shqiptare ngre dyshimet: Vendimi i Prokurorisë i nxituar, ja lëvizja që ka bërë autori

Aktuale

Sulmi në Deçan/ Gazetarja shqiptare ngre dyshimet: Vendimi i Prokurorisë i nxituar, ja lëvizja që ka bërë autori

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 15:18
Autobusi i sulmuar në Gllogjan

Teksa komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e të premtes në Deçan ku humbën jetën tre persona, pasi një person qëlloi me armë drejt autobusit me të cilin po lëviznin, gazetarja Klodiana Lala tha se përjashtimi si një akt terrorist nga ana e policisë së Kosovës është një vendim i nxituar.

“Në autobus kanë qenë 9 nxënës, ndërsa të tjerë kanë zbritur më herët. Mendoj që Policia e Kosovës dhe Prokuroria është nxituar për të bërë një deklaratë të tillë. Sa kohë nuk ka të dhëna drejt autorit të dyshuar, mendoj që është e nxituar reagimi. Një person sipas dëshmive i armatosur dhe i maskuar, ka qëlluar nga xhami i përparmë i shoferit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Më pas autobusi është përplasur dhe ka rënë në kanal në anë të rrugës”, tha gazetarja Lala.

Gjithashtu gazetarja Lala the se nuk e cilëson si një histori banale, pasi sipas saj ngjarja është e organizuar, duk u nisur nga vendi dhe mënyra se si ka vepruar autori.

“Unë e shoh si një ngjarje të organizuar. Autori ka pritur autobusin të vijë. Në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Zgjedh një zonë të pyllëzuar dhe pa kamera. Qëllon të gjithë fishekët. E shoh si një krim të organizuar, nuk dua të jem kategorike. Por edhe si një histori banale nuk e mendoj dot. Ajo është një rrugë ku ka shumë pak lëvizje”, tha gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat