“E kam provuar në lëkurë timen”/ Arianit Koci: Shteti t`i ofrojë ndihmë konkrete Adriana Matoshit

Aktuale

“E kam provuar në lëkurë timen”/ Arianit Koci: Shteti t`i ofrojë ndihmë konkrete Adriana Matoshit

Nga: M.L. Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 15:20
Arianit Koci

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi njoftoi sot se i është kthyer tumori në kokë, sëmundje kjo me të cilën ishte përballur vite më parë.

Aktorja pas këtij lajmi ka marrë shumë mbështetje nga qytetarët e po ashtu nga njerëz të jetës publike në Kosovë.

Për rastin e deputetit Adriana Matoshi, shkroi edhe Avokati Arianit Koci. Ai tha se përveç përkrahjes morale Adriana ka nevojë që të mbëshetet konkretisht nga shteti i Kosovës.

… i kom fmitë që duhna me i bo zot t’vetës”, po thotë në mes tjerash Adriana, lidhur me tumorin e rikthyer. Padyshim, kjo është pjesa që më ka prekë më së shumti.

Në anën tjetër, Adriana është e fortë. Njëherë e ka fitu luftën me këtë sëmundje të poshtër.

Por, tani, përveç kurajos që po i japim të gjithë ne, ajo ka nevojë që shteti i Kosovës, t’i ofroj ndihmë konkrete. Dhe jo vetëm asaj!”, shkroi Koci.

Ai trgoi se si edhe gruaja e tij ka qenë e sëmurë, derisa mungesa e përkrahjes nga shteti e ka bërë gjendjen edhe më të rëndë.

E kam provuar në lëkurë timen (rasti i gruas time), çka do të thotë kur shteti nuk të ofron thuaja asgjë, e ti nuk ke çare pa luftu. E ndien vetën të vetmuar, të pafuqishëm dhe shpesh duke e pyetur vetën: pse bash neve! Prandaj, mirë që po e përkrahim Adrianën, por, asaj i duhet ndihmë konkrete. Dhe jo vetëm asaj! Dhe për fund Adrianë: dije që vullneti e mposhtë sëmundjen. E ti je e fortë. Ke vullnet!”, përfundoi Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat