Bajrami i kundërpërgjigjet Mushkolajt: Unë skam bërë asgjë në jetë për të më ardhë turp, hajnat i gjen në burg

Aktuale

Bajrami i kundërpërgjigjet Mushkolajt: Unë skam bërë asgjë në jetë për të më ardhë turp, hajnat i gjen në burg

Nga: M.L. Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 17:38
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur publicistit Imer Mushkolaj, i cili në një postim të më hershëm i tha të heshtte dhe të mos kërkonte zbardhjen e vrasjes në Deçan, pasi krimi i vjedhjes së 2.1 milion eurove nuk është zbuluar ende.

Bajrami ka shkruar në Facebook se, hajnat e 2.1 milion eurove janë në burg dhe se për këtë rast ka aktakuzë,

“z. Mushkolaj, unë skam bërë asgjë në këtë jetë për të me ardhë turp dhe për ta mbajtë gojën mbyllur.

Shko i gjen në burg hajnat e 2.1 milionë eurove.

Me pasë qenë në vendin tuaj isha informu se çka ka ndodh me rastin e 2.1 milionë euro. Isha informu se ka aktakuzë për këtë rast, ka nisë gjykimi dhe të akuzuarit janë në paraburgim. Gjithçka po zbardhet dhe dihet çdo cent se ku ka shku. Drejtësia po e kryen punën e saj”, u shpreh Bajrami.

Ajo tha se krimet, kurdo që ndodhin duhet të zbardhen dhe të dënohen.

“Si në kohën time, si në kohën tënde, si në kohën e Qeverisë së tanishme, krimet duhet të zbardhen dhe kriminelët të dënohen.

Për secilin krim kurdo e kudo që ndodh do të kërkoj të zbardhet. Sikurse edhe krimi në Gllogjan të Deçanit”, përfundoi Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat