E konfirmuar: Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Uashington

Aktuale

E konfirmuar: Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Uashington

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 23:37
Ilir Dugolli

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka konfirmuar se Ilir Dugolli do të jetë ambasador i Kosovës në Uashington. 

“Kosova e ka ambasadorin në Uashington”, tha Gërvalla.

‘Është e vërtetë Ilir Dugolli është ambasadori ynë në Uashington”, shtoi ajo në emisionin DPT te Fidani.

Ilir Dugolli është personi të cilin e kemi konsideruar si diplomatin me përvojë i cili mund t;i bëjë ballë gjithë asaj pune”, theksoi ajo.

“Ai e ka marrë agremanin e SHBA dhe i cili brenda shumë pak ditësh udhëton për në Uashington për të filluar punën e tij atje”, shtoi ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat