Bujar Dugolli reagon për emërimin e Bashkim Jasharit: FSK trashëgimtare e denjë e UÇK-së

Aktuale

Bujar Dugolli reagon për emërimin e Bashkim Jasharit: FSK trashëgimtare e denjë e UÇK-së

Nga: M.L. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 16:32
Bujar Dugolli

Profesori Universitar Bujar Dugolli, vlerëson se emërimi i Bashkim Jasharit në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tregon se kjo ushtri është trashëgimtare e denjë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast, ai ka thënë se edhe Gjeneral Rama duhet falënderuar për angazhimin e deritanishëm, në të gjitha etapat e zhvillimit të ushtrisë sonë.

Postimi i plotë:

Sot, Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani e ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas rekomandimit nga Kryeministri Kurti.

Ky emërim i Bashkimit në krye të Ushtrisë së Kosovës, tregon se kjo ushtri është trashëgimtare e denjë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën dhanë kontribut si pak kush Bashkimi dhe Gjeneral Rama, të cilin po ashtu duhet falënderuar për angazhimin e deritanishëm, në të gjitha etapat e zhvillimit të ushtrisë sonë.

FSK-ja është krenaria e Kosovës!

Urime!

B.D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat